Bomba ruse në Donetsk, vriten 5 civilë, shkon në 852 numri i fëmijëve të plagosur - Gazeta Express
string(79) "bomba-ruse-ne-donetsk-vriten-5-civile-shkon-ne-852-numri-i-femijeve-te-plagosur"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2022 15:36

Bomba ruse në Donetsk, vriten 5 civilë, shkon në 852 numri i fëmijëve të plagosur

Lajme

Gazeta Express

27/11/2022 15:36

Të paktën pesë civilë humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën gjatë bombardimeve nga forcat ruse në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore të shtunën. Lajmi u konfirmua nga kreu i administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko, në Telegram.

Për momentin është e pamundur të përcaktohet numri i saktë i viktimave në Mariupol dhe Volnovakha, shtoi guvernatori.

Lexo Edhe:

Ndërkohë ka shkuar në 852 numri i fëmijëve të plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria e Përgjithshme e Kievit, duke shtuar se numri i të miturve të vrarë ka mbetur i pandryshuar në 440.

“Deri në mëngjesin e 27 nëntorit 2022, më shumë se 1291 fëmijë janë prekur në Ukrainë si rezultat i agresionit të armatosur nga Federata Ruse. Sipas informacionit zyrtar të Prokurorisë për të Mitur, 440 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 851 janë lënduar”, ka shkruar Prokurori i Përgjithshëm në Telegram.

Bombardimet ruse të qytetit jugor të Khersonit kanë shënjestruar linjat e energjisë elektrike, si dhe lagjet më të populluara të banimit: dje, më pak se 5% e banorëve kishin energji elektrike në shtëpi. Ushtria e Moskës vazhdon të shkatërrojë infrastrukturën energjetike të Khersonit. Edhe sot ata kanë shënjestruar linjat e energjisë që furnizojnë qytetin me dritë. /A2CNN