Bolton i përgjigjet Iranit: E keni rrugën e hapur për bisedime


Gazeta Express
25 Qershor 2019 10:03

Këshilltari i Lartë për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, John Bolton, duke folur pasi që SHBA-ja vendosi sanksione ndaj Iranit dhe përgjigjes së Iranit se rrugët diplomatike janë mbyllur, tha se Uashingtoni ende e ka dëshiron për të biseduar me Teheranin.

“Presidenti e ka lënë derën e hapur për negociata për ta kompletuar dhe eliminuar programin e armëve nukleare të Iranit, sistemin raketor dhe mbështetjen e tyre për terrorizmin ndërkombëtar” tha Bolton gjatë vizitës në Jerusalem. “E gjitha që Irani ka nevojë është që të ecë drejtë asaj dere të hapur”, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin përkrahur një marrëveshje ndërkombëtare në vitin 2015, e cila do ta parandalonte planin nuklear të Iranit. Por me ardhjen e Trump, ai ka akuzuar Iranin se është duke ndërtuar armë nukleare, gjë të cilën e ka mohuar Republika Islamike.

Të hënën, Trump vendosi sanksione ndaj liderëve të Iranit, dhe ia kufizoi atyre qasjen në të dhëna financiare. Për këtë ka pasur edhe reagime të Iranit.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, tha se tani më rrugët diplomatike janë të mbyllura përgjithmonë. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart