Bolsonaro kërcënon me tërheqjen e Brazilit nga OBSH - Gazeta Express
string(51) "bolsonaro-kercenon-me-terheqjen-e-brazilit-nga-obsh"

Gazeta Express

06/06/2020 18:40

Bolsonaro kërcënon me tërheqjen e Brazilit nga OBSH

Gazeta Express

06/06/2020 18:40

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro kërcënoi se Brazili do të largohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke përmendur vendimin e SHBA-së për t’u tërhequr në fund të muajit të kaluar.

“SHBA tashmë është tërhequr. Ose OBSH duhet të punojë pa paragjykim ideologjik ose ne do të largohemi”, deklaroi Bolsonaro.

Lexo Edhe:

“Nuk kemi nevojë për asnjë person nga jashtë, për të na dhënë këshilla për shëndetin”, shtoi ai.

Presidenti Donald Trump deklaroi se në në fund të majit SHBA do të ndërpresë marrëdhëniet me OBSH.

Ai akuzoi agjensinë e OKB-së për dështim të zbatimit të reformave përballë shqetësimeve të SHBA-së lidhur me trajtimin e pandemisë së koronavirusit.