Boksieri shqiptar përballet të shtunën me boksierin që u rrah me Klitschkon, Furyn e Hayen


Moral Pozhegu
16 Prill 2019 18:10

Boksieri shqiptar me pasaportë gjermane, Senad Gashi këtë fundjavë do të përballet me Dereck Chisoran, i cili në të kaluarën ka pasur duele me boksierët e mëdhenj si Klitschko, Fury e Haye

Boksieri shqiptar, Senad Gashi, i cili ka pasaportë gjermane, do ta zhvillojë këtë fundjavë meçin e jetës, shkruan Gazeta Express.

Boksieri pejan me prejardhje shkodrane të shtunën mbrëma në palestrën “O2 Arena” në Londër do të ketë punë me boksierin britanik, Dereck Chisora.

Ky i fundit i kthehet boksier pas një kohe, ndërsa në të kaluarën njihet për duelet që i ka pasur me boksierë të mëdhenj si Vitali Klitschko, Tyson Fury, David Haye, nga të cilët kishte pësuar humbje.

35 vjeçari i ka zhvilluar 38 duele në boksin profesionist, në peshat e rënda, duke i realizuar 29 fitore e duke i pësuar 9 humbje.

Chisora ka fituar disa çmime, përfshirë këtu titullin e kampionit evropian, britanik, WBA Intenational e WBO International, ndërsa një herë në vitin 2012 e ka sfiduar titullin WBC.

Nga ana tjetër, Gashi është 28 vjeçar dhe i ka zhvilluar 19 meçe duke i fituar 17 prej tyre, ndërsa i ka edhe dy humbje.

Ai kishte debutuar në boksin profesionist më 5 maj të vitit 2017, ndërsa vitin e kaluar e kishte rrahur boksierin serb, Slobodan Jankovic.

Meçi në mes të Gashit dhe “Del Boy” do të zhvillohet më 20 prill rreth orës 23:00. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart