Boksierët shqiptarë shkëlqejnë në ringun e Maqedonisë së Veriut


load
Gazeta Express
8 Nëntor 2019 22:52

Dy boksierët shqiptar Patriot Behrami dhe Leutrim Rexhepi kanë treguar nivel shumë të lartë në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë” që po mbahet në Maqedoninë e veriut, shkruan Zëri.info.

Lajmin e ka dhënë Fboxk parmes një njoftimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot në gjysemfinale të turneut nderkombetar “Gongu I Artë” në 56kg. Leotrim Rexhepi mundi me nderprerje në raundin e 3 boksierin nga Bullgaria Darislav Vasilev.

Rexhepi tregoi boks jashtëzakonisht te mirë dhe boksoi për mrekulli ku kundershtarin bullgar Vasilev e solli 3 herë në nokdaun dhe gjyqtari në ring nderpreu meqin në rundin e tretë.

Në 69kg.Patriot Behrami edhe sonte ne gjysëmfinale shkelqeu duke mundur bindshem boksierin nga Serbia Vladimir Gubas.Patrioti tregoi boks cilsor dhe teknik te persosur dhe gjat gjith kohes u duartrokit nga shikuesin të pranishem në palester.

Patriot Behrami është njeri nder boksierët kryesorë për të fituar trofeun “Gongun e Artë”.

Te fundit


Kthehu lart