Boki 13 shtrohet në spital


Gazeta Express
12 Shtator 2019 19:21

Bojan Jovanovski i njohur si “Boki 13” sot sërish është transferuar në klinikat e Shkupit, pasi është ankuar për dhimbje në burgun hetues “Shkupi”.

Akoma nuk dihet nëse Jovanovski do të mbahet për kurim në spital, ose do të kthehet në burg.

“Boki 13” pas arrestimit dhe shqiptimit të masës së paraburgimit, disa herë nga burgu është transferuar në spital, duke u ankuar për dhimbje nga operacionet.

“Boki 13” së bashku me Zoran Milevskin dhe kryeprokuroren speciale në largim Katica Janeva, janë të dyshuar në rastin “Haraçi”.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart