Boki 13 pritet të jep deklaratë në Prokurori


Gazeta Express
8 Tetor 2019 10:16

Bojan Jovanovski, i dyshuari i pari në rastin “Reket” sot, pas inspektimit të dëshmive, duhet të japë deklaratë në Prokurori.

Prokuroria në dy javët e fundit i ka shqyrtuar dëshmitë – incizimet, ekspertizat e celularëve, si dhe deklarata e dëshmitarëve, me të cilët dyshohet Jovanovski për “pastrim parash” dhe “përfitime të paligjshme”.

Jovanovski gjendet në paraburgim në burgun e Shkutkës.

Përveç Jovanovskit në rastin “Reket” dyshohen edhe Zoran Milevski – Kiçaec dhe ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva. .

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart