Gara për kreun e BKH, intervistohen sot 4 kandidatë e parë sipas rendit alfabetik - Gazeta Express
string(80) "gara-per-kreun-e-bkh-intervistohen-sot-4-kandidate-e-pare-sipas-rendit-alfabetik"

Gazeta Express

26/02/2020 10:51

Gara për kreun e BKH, intervistohen sot 4 kandidatë e parë sipas rendit alfabetik

Gazeta Express

26/02/2020 10:51

Pas testimit para makinës së të vërtetës, 8 kandidatët për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit do t’i nënshtrohen intervistimit pranë ambienteve të SPAK në datat 26-27 shkurt, sipas një rendi alfabetik Ndër pyetjet në këtë fazë të fundit të garës janë: Njohuritë për ndryshimet kushtetuese, ligjet e reformës, vizioni për drejtimin e BKH si dhe menaxhimi i çështjeve të mbartura dhe si koordinohet puna e këtyre institucioneve.

E para që është intervistuar ishte numri 2 i Policisë së Shtetit Aida Veizaj mëngjesin e 26 shkurtit, e cila ka qëndruar pë 30 minuta para anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes, nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve.

Lexo Edhe:

Gjatë ditës së sotme do të intervistohen edhe Ardian Çipa, Artur Beu dhe Ervin Hodaj. Më 27 shkurt, e nis Gentjan Shehaj në orën 10:00 dhe intervistimi më pas vijon me Lindita Nushin, Idajet Faskajn dhe përfundon me Ylli Pjetërnikajn.