Bojë të zezë ministrisë së Brendshme, Lleshaj: Ky është modeli i Lulzim Bashës


Gazeta Express
28 Mars 2019 13:15

Pas kryeministrisë protestuesit e opozitës u ndalën tek ministria e Brendshme, aty ku e ngjyen me bojë të zezë.

Në lidhje me ketë veprim reagoi në rrjetet sociale edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Sipas tij ky është modeli i politikës që kërkon të sjellë Lulzim Basha.

“Modeli i sjelljes politike të Lulzim Bashës ndaj Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, të cilën dikur e ka turpëruar si kreu saj dhe sot mundohet të njollosë me mjetet e tij”, shkruan Ministri Lleshaj.

Te fundit


Kthehu lart