Bogujevci: E pakuptimtë që institucionet nuk reaguan për deklaratën e Trumpit - Gazeta Express
string(76) "bogujevci-e-pakuptimte-qe-institucionet-nuk-reaguan-per-deklaraten-e-trumpit"

Gazeta Express

30/09/2020 21:43

Bogujevci: E pakuptimtë që institucionet nuk reaguan për deklaratën e Trumpit

Gazeta Express

30/09/2020 21:43

Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, ka thënë se është e pakuptimtë që institucionet e Kosovës nuk reaguan për deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump, për Kosovën dhe Serbinë.

Ditë më parë Trump kishte thënë se SHBA-ja ka ndaluar vrasjet ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Lexo Edhe:

“Ne po i ndalojmë vrasjet në masë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ata po e vrisnin njëri-tjetrin për kaq shumë vite”, kishte thënë Trump ndër të tjerash.

Sipas saj kjo ndodh kur e ke një qeverisje edhe një kryeministër jolegjitim dhe thirret në përfaqësim të popullit dhe pranon pjesë të marrëveshje që ose të barazon me Serbinë, ose komplet konteston pjesën e vuajtjes së popullit të vet.

“Për mua ka qenë shqetësuese dhe në fakt unë pasur edhe një reagim rreth kësaj deklarate dhe është e pakuptimtë se si institucionet e vendit nuk kanë asnjë reagim apo dërgojnë sqarim rreth kësaj çështje, dhe ti barazohesh me Serbinë. Është problematikë shumë e madhe. Dhe tjetra, kur shkon dhe dialogon pa e ngritë në asnjë aspekt çështjen e krimeve që janë bërë në Kosovë”, ka thënë Bogujevci në KTV.

Sipas saj çka është pjesa tjetër e tmerrshme është një pjesë e paragrafit përbrenda marrëveshjes ku çështja e të pagjeturve barazohet me çështjen e të zhvendosurve.

“Si lejon që me ndodh ky aspekt. Pjesa tjetër përmend që të formohen institucione përbrenda Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë për t’i trajtuar këto çështje. E ke Komisionin për persona të pagjetur, i ke ministritë përkatëse që e trajtojnë këtë çështje. Ose kanë qenë tepër të papërgatitur ose të padijshëm në këtë drejtim”, ka thënë Bogujevci.