Bogdanovic ia fiton Jazzit ndeshjen me trepikësh “buzzer beater”


load
Gazeta Express
9 Nëntor 2019 10:48

Bojan Bogadnovic e shënoi trepikëshin e fitores në fund të ndeshjes të së premtes, që Utah Jazz e fitoi kundër Milwaukee Bucks me rezultat 103:100 në Salt Lake City.

Trepikëshi i Bojan Bogdanovicit ishte “buzzer beater”. Në basketboll dhe disa sporte të tjera, një “buzzer beater” është një gjuajtje që bëhet para se përfundon koha e një çereku, pjese apo ndeshjeje, mirëpo nuk hyn në kosh deri kur të kalon koha dhe dëgjohet zhurma sinjalizuese e fundit të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Me atë kosh të Bogdanovicit, Jazz e arriti fitoren e dytë radhës. Bucks, që kishin qenë duke humbur për 22 pikë në pjesën e parë dhe hyri në zhveshtore me 20 pikë minus, iu përfundua ecuria prej katër fitoreve radhazi.

Koshi i fitores së Bogdanovicit e çoi atë në 33 pikë për këtë ndeshje dhe i mbylli 90 sekonda të çmendura, gjatë të cilave Jazz e përmbysi epërsinë prej tetë pikëve, që Bucks e shpërdoroi pas ylli Giannis Antetokounmpo u detyrua ta lërë ndeshjen shkaku i ndërhyrjeve të shumta.

Nets 119, Trail Blazers 115

Damian Lillard u bë lojtari i parë i NBA që i ka shënuar 60 pikë, por kjo s’ishte e mjaftueshme pasi që Joe Harris e ndezi një ecuri në fund të ndeshjes që ia dha fitoren Brooklynit si mysafir kundër Portlandit.

Timberëolves 125, Warriors 119 (OT)

Andreë Wiggins i arriti 40 pikë me trepikëshin e tij kur kishin mbetur edhe 23.5 sekonda në çerekun shtesë të ndeshjes. Përderisa Minnesotas i ndihmuan 52 pikët e D’Angello Russel për ta mposhtur Golden State në Minneapolis.

Lakers 95, Heat 80

Anthony Davis i shënoi 26 pikë dhe i bëri tetë kërcime dhe Lebron James i shtoi 12 nga 25 pikët e tij në çerekun e katërt të ndeshjes për t’ia dhënë Lakers fitoren e shtatë radhazi, në ndeshjen kundër Miami.

Nuggets 100, 76ers 97

Nikola Jokic ishte kyç në fitoren e Denverit, që e përmbysi rezultatin nga një deficit prej 221 pikësh kundër Philadelphias, për ta marrë fitoren e tretë radhazi.

Raptors 122, Pelicans 104

Pascal Siakam i shënoi 44 pikë dhe i mori edhe dhjetë kërcime, përderisa Toronto e mposhti New Orleans, në një rimeç të natës hapëse të sezonit të ri të NBA.

Cavaliers 113, Wizards 100

Tristan Thompson ishte lideri lideri i shtatë lojtarëve të Cavaliers, që arritën numra dyshifrorë në pikë të shënuara, në fitoren kundër Washingtonit.

Pacers 112, Pistons 106

Domantas Sabonis, T.J. McConnell dhe T.J. Warren e drejtoi një sulm të baraspeshuar të Indianas me 17 pikë kundër Detroitit në Indianapolis.

Magic 118, Grizzlies 86

Nikola Vucevic i regjistroi 23 pikë dhe 16 kërcime dhe e pati një dominim në çerekun e katërt, që në fund ia dha fitoren në çerekun e katër kundër Memphisit.

Kings 121, Hawks 109

Buddy Hield i shënoi 22 pikë dhe Bogdan Bogdanovic i shënoi pesë trepikësha, përderisa Sacramento e siguroi një fitore si mysafir kundër Atlantas.

Knicks 106, Mavericks 102

Marcus Morris i ndihmoi New York me 29 pikët e tij ta mposhtë Dallasin, për të cilët Luka Doncic e arriti një “triple-double”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart