BMW me video lojëra në makinat e saj - Gazeta Express
string(36) "bmw-me-video-lojera-ne-makinat-e-saj"

AutoTech

Gazeta Express

17/10/2022 20:55

BMW me video lojëra në makinat e saj

AutoTech

Gazeta Express

17/10/2022 20:55

Gjiganti automobilistik, BMë do të ofrojë videolojëra në ekranin e sistemit multimedial.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim me kompaninë AirConsole, me seli në Zvicër, e cila ofron një platformë lojrash për akses përmes televizorëve apo sistemeve multimediale në makinë.

Lexo Edhe:

Sipas kompanisë, lojërat do të funksionojnë brenda iDrive dhe do të kontrollohen përmes smartfonit të përdoruesit.

BMW thekson se me këtë opsion, pritja në makinë do të jetë më e tolerueshme dhe po mendohet veçanërisht për kohën e pritjes teksa bateritë e makinave elektrike janë duke u ngarkuar.

Nuk dihet se cilat lojëra do të ofrohen përmes shërbimit të BMë. Gjithçka që përdoruesi duhet të bëjë është të lidhë telefonin inteligjent përmes kodit QR. Shërbimi do të jetë i disponueshëm nga viti 2023 dhe ende nuk dihet se në cilat modele.