‘BMW’-ja u fut në krah të kundërt, humb jetën polici në Vlorë - Gazeta Express
string(58) "bmw-ja-u-fut-ne-krah-te-kundert-humb-jeten-polici-ne-vlore"

‘BMW’-ja u fut në krah të kundërt, humb jetën polici në Vlorë

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2021 22:29

Mësohet se një aksident i rëndë është regjistruar sot në Vlorë, ku si pasojë ka ndërruar jetë një efektiv policie. Ngjarja ndodhi në rrugën Transballkanike. Mësohet se viktimë i aksidentit është Nuri Malaj, 50 vjeç.

Përplasje ka qenë e fortë, pasi mjeti tip ‘Benz’ është shkatërruar plotësisht, ndërsa është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e viktimës nga makina.

Lexo Edhe:

Paraprakisht dyshohet se shkaktar i aksidentit ka qene drejtuesi i BMW, i cili ka dalë në krah të kundërt duke u përplasur me mjetin e policit. Policia e Vlorës është në vendngjarje po punon per zbardhjen e plote te shkaqeve te aksidentit.