BMW i7, e mahnitshme në çdo aspekt - Gazeta Express
string(33) "bmw-i7-e-mahnitshme-ne-cdo-aspekt"

AutoTech

Gazeta Express

22/04/2022 0:00

BMW i7, e mahnitshme në çdo aspekt

AutoTech

Gazeta Express

22/04/2022 0:00

Ka ardhur BMW Seria 7 e parë plotësisht elektrike. Bavarezët kanë prezantuar modelin i7, ndërsa hibridi pritet në mesin e vitit të ardhshëm.

Makina mundësohet nga platforma CLAR dhe dizajni i saj është shumë i ngjashëm me Serinë standarde 7.

Lexo Edhe:

BMW i7 fuqizohet nga dy motorë elektrikë (në secilin bosht), me një fuqi totale prej 536 kuaj fuqi dhe 745 Nm. Arrin deri në 100 km /orë për 4.7 sekonda ndërsa shpejtësia maksimale është 240 km/ orë. Paketa e baterisë mbulon një distancë deri në 625 kilometra.

Gjithçka në kabinë tregon luks. Veçoria më e dukshme është “BMW Theatre Screen”, ekrani që “zbret” nga tavani dhe ofron mundësi të shumta përmbajtjeje. BMW i7 vjen në dy versione, Excellence dhe M Sport. Excellence fillon nga 107,400 £ dhe është i pajisur me rrota 19 inç. Versioni M Sport prej 111,900 £ ka rrota  20 inç.