Blushi: Institucioni i Presidentit nuk i komenton raportet konfidenciale - Gazeta Express
string(71) "blushi-institucioni-i-presidentit-nuk-i-komenton-raportet-konfidenciale"

Gazeta Express

29/05/2020 21:30

Blushi: Institucioni i Presidentit nuk i komenton raportet konfidenciale

Gazeta Express

29/05/2020 21:30

Pasditen e sotme u publikua draftopinioni i Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Në të thuhej se pezullimi i emërimeve në Gjykatën Kushtetuese tregoi që presidenti dëshironte të ushtronte fuqinë e tij që i jep Kushtetuta dhe kjo është konfirmuar nga emërimi i kandidatit të tij menjëherë pas përzgjedhjes së një emri nga Parlamenti.

Lexo Edhe:

Zëdhënësi i presidentit, Ted Blushi theksoi se Presidenti ka zbatuar vetëm Kushtetutën.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016.
Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato.
Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.
I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike.
PËR PRESIDENTIN META, KUSHTETUTA ËSHTË E PAPREKSHME DHE LIGJI MË I LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, shkruan Blushi.