Bloomberg-u kualifikohet për debatin mes kandidatëve demokratë - Gazeta Express
string(64) "bloomberg-u-kualiffikohet-per-debbatin-mes-kandidateve-demokrate"

Bloomberg-u kualifikohet për debatin mes kandidatëve demokratë

Gazeta Express

18/02/2020 11:52

Miliarderi Michael Bloomberg është kualifikuar për debatin mes kandidatëve presidencialë nga radhët e Partisë Demokratike, i cili do të zhvillohet të mërkurën. Kjo do të jetë paraqitja e tij e parë në një debat të këtij lloji.

Ish-kryetari i Nju Jorkut e kaloi pragun e detyrueshëm të Komitetit Kombëtar të Demokratëve të martën përmes sigurimit të 19 për qind të përkrahjes në nivel kombëtar.

Lexo Edhe:

Kjo ishte anketa e katërt, në të cilën ai siguron përkrahje prej më shumë se 10 për qind, që është kusht për kualifikim në debat.

Prania e Bloomberg-ut në debatin e kandidatëve paraqet një frymë të re vetëm disa ditë para zgjedhjeve në Nevada, të cilat mbahen të shtunën, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Pesë kandidatët e tjerë, të cilët janë kualifikuar për debat më herët, janë treguar të gatshëm që ta sulmojnë miliarderin që personalisht i shpenzoi më shumë se 400 milionë dollarë për reklama në televizione, radio dhe platforma digjitale.

Debati i së mërkurës do të jetë testi i parë i rëndësishëm për Bloomberg-un, i cili është përpjekur t’i shmanget përballjes së drejtpërdrejtë me kandidatët.