“Bloodmoon”, filmi që do ta pasojë Game of Thrones


Gazeta Express
14 Maj 2019 20:31

Serialit Game of Thrones po i vije fundit, një gjë që e dimë të gjithë, por ka pasur një serial paraprak që është punuar para Game of Thrones që quhet Bloodmoon

Xhirimet për serialin e ri pritet që të fillojnë në maj dhe kjo është ajo që dihet për të deri me tani.

Bloodmoon është parathënia e filmit Game Of Thrones?

Seriali i ri, daton 5000 vite më parë para se të ndodhin ngjarjet e serisë së tanishme, e që do të bazohet në përrallën me titull “Fëmijët e pyllit”.

“Fansat e Thrones do të jenë të kënaqur që të dëgjojnë gjërat që kanë filluar para këtij filmi. Tashmë kanë filluar punimet për skenën në Belfast dhe ata janë duke ju referuar serialit si ‘Bloodmoon’”, ka thënë një burim për The Sun. “Producentët kanë zgjedhur një ekip yjesh të aktorëve që do të jetë një tregim edhe më interesant me karaktere më të adhuruara se ata të Game of Thrones”.

Një buxhet i madh pritet që të investohet në të që do ta menaxhojë skenaristja dhe producentja Jane Goldman, gruaja e Jonathan Ross.

Kur do të transmetohet Bloodmoon?

Drejtorët ekzekutiv të HBO kanë konfirmuar se vendimi për transmetimin e tij nuk do të merret derisa të përfundon sezoni i fundit i Game of Thrones më 2019.

Tizeri i serialit thuhet se do të shpalos “historinë e tmerrshme të Westerosit dhe origjinën e vërtetë të Endacakëve të Bardhë”.

Kush janë aktorët që do të luajnë në Bloodmoon?

Autori i Game of Thrones, George RR Martin, është ai që ka konfirmuar muajin e kaluar që asnjë prej karaktereve apo aktorëve nga seriali i tanishëm nuk do të paraqiten në ngjarjet para Game of Thrones, sepse bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur mijëra vjet më parë.

Josh Whitehouse dhe Naomi Watts janë dy emrat e parë që pritet të paraqiten në projektin që do të vije.

Naomit do ti bashkohën një “numër i madh i aktoreve femra të forta”, të cilat do të luajnë në serialin e radhës, të cilën gjë e ka paralajmëruar presidenti i HBO për program, Casey Bloys.

Anëtarë të tjerë do të përfshin Denise Gough, Jamie Campbel Bower, Naomi Ackie, Ivanno Jeremiah, Sheila Atim, Toby Regbo, Alex Sharp dhe Toby Regbo, i cili është i njohur për rolin e tij në “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald”.

“Aktorët tashmë janë rrugës për “Natën e gjatë”, për të cilën flitet shumë në të 8 sezonët e Game of Thrones”, ka shkruar në tëitter, krijuesi i kësaj manie, George.

“HBO sapo ka lajmëruar se rolin kryesor do ta këtë, Naomi Watts që i prin një numri të madh të yjeve tonë…Nuk kam si të jem më shumë se i kënaqur. Mirë së vjen në Westeros, Naomi”.

A është publikuar trileri i Bloodmoon?

Jo, ne ende nuk kemi parë as imazhe promocionale apo ndonjë triler të këtij filmi.

Por, xhirimet kanë filluar në Belfast në fillim të majit kështu që shpejt do të shohim një pjesë të këtij filmi. Detalet për vijën e tregimit janë mbajtur të fshehura, por ajo çfarë është konfirmuar është se filmi bazohet në tregimin “Koha e heronjve”, kur mbretëronte dimër i gjatë në Europë. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart