Bllokohet anija ruse në portin e Durrësit - Gazeta Express

Bllokohet anija ruse në portin e Durrësit

Ballina

Gazeta Express

20/09/2019 20:44

Një anije ruse është bllokuar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit.

Mjeti i lundrimit ishte me gurë, ndërsa kishte dy javë në radhë në pritje që të shkarkohej.

Anija ishte nisur nga Rusia dhe si destinacion kishte vendin tonë, ajo është bllokuar me urdhër të Gjykatës së Durrësit.

Shkak është fakti se nuk është rënë dakord për çështjen e pagesës, mes palës dërguese dhe asaj pritëse.