Bllokohen ndryshimet e rregullores! Opozita parashtroi mbi 3 mijë amendamente - Gazeta Express
string(76) "bllokohen-ndryshimet-e-rregullores-opozita-parashtroi-mbi-3-mije-amendamente"

Ballina

Gazeta Express

30/11/2020 15:53

Bllokohen ndryshimet e rregullores! Opozita parashtroi mbi 3 mijë amendamente

Ballina

Gazeta Express

30/11/2020 15:53

Nga mëngjesi shërbimet e Kuvendin kanë shumë punë. Deputetët e opozitës në Kuvend kanë parashtruar mbi 3 mijë amendamente për propozim-ndryshimet e Rregullores me të cilat parashikohet që deputetët e infektuar apo që janë në izolim, të mund të punojnë online.

VMRO-DPMNE, koalicioni ASH-AAA, si dhe nga E Majta, nuk pajtohen me këtë propozim. Vlerësojnë se ka pengesa kushtetuese, ndërsa mund të ketë edhe keqpërdorim të sistemit në kohë kur sillen ligje kyçe.

Lexo Edhe:

“Kjo nuk është mënyra me të cilën krijohet besim shtesë mes subjekteve politike, përkundrazi, unë mendoj se e prish edhe ashtu besimin e dobët që ekziston mes partive politike në Kuvend. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjithë modalitetet e mundshme politike dhe resurset që i kemi, që të kundërshtojmë këtë proces i cili ka për qëllim me fuqi të sillet, në kundërshtim me Kushtetutën dhe nuk mundëson dialog në Kuvend”, u shpreh Timço Mucunski nga VMRO-DPMNE.

 “Nuk ka as kushte teknike e as demokratike që Kuvendi të funksionojë online, për arsye se dëshirojmë të imitojmë parlamentet perëndimore, ndërsa jemi larg realitetit në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani vetëm në kohën e Gruevskit Rregullorja ndryshohej pa konsensus. Po shohim që edhe ky pushtet dëshiron ta kthejë gruevizmin prapa, gjë që nuk do të lejojmë. Qëllimi ynë është të pamundësojmë që kjo Rregullore pa konsensus të kalojë”, theksoi Skender Rexhepi nga koalicioni “Tash është koha”.

Nga shumica parlamentare thonë se zgjidhja që e propozon Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, është e mirë duke pasur parasysh gjendjen me virusin korona dhe mundësinë që deputetët që janë të sëmurë apo në izolim të mund të punojnë online.