Bllokimi i xhirrollogarisë, Sejdiu Akuzon ish-udhëheqsit e komunës - Gazeta Express
string(65) "bllokimi-i-xhirrollogarise-sejdiu-akuzon-ish-udheheqsit-e-komunes"

Gazeta Express

21/02/2020 16:45

Bllokimi i xhirrollogarisë, Sejdiu Akuzon ish-udhëheqsit e komunës

Gazeta Express

21/02/2020 16:45

Kryetari i Komunës së Zhelinës sot përmes rjetit social “Facebook” ka njoftuar se shkollës fillore në fshatin Grupçin këto ditë i është bllokuar xhirollogaria për shkak të keqmenaxhimit nga kryetari i mëhershëm i Komunës, Fatmir Izairi. Ai ka akuzuar ish-udhëheqsit e komunës dhe ish-udheheqsit e drejtorive të skollave për keqmenaxhim, shkruan GazetaExpress.

Shkrimi i plotë i Blerim Sejdiu:

Lexo Edhe:

REAGIM

Të nderuar bashkëqytetarë,
Të nderuar arsimtarë dhe ju prindër,

Duke iu referuar njoftimit zyrtar nga ana e shkollës fillore “Pashko Vasa”- Grupçin, drejtuar komunës së Zhelinës si themelues i shkollave fillore komunale, me keqardhje morrëm lajmin e hidhur se, kësaj shkolle këto ditë i është bllokuar xhirollogaria si rezultat i keqmenaxhimit të ish-udhëheqësisë së Komunës dhe ish-udhëheqësisë së drejtorisë së shkollës, konkretisht ish-drejtorit të shkollës në fjalë. Më këtë që ndodhi sot, edhe njëherë u dëshmua ajo që kemi thënë vazhdimisht, se në krye të shkollave kemi pasur njerëz të paaftë dhe të cilët drejtëpërdrejtë kanë dëmtuar arsimin dhe funskionimin normal të shkollave tona.

Dikur bëheshin reklamime të ndërtimit të objekteve te shkollave si në fsh.Kapazhdoll, fsh.Novosellë dhe fsh.Merovë, e sot, më në fund doli e vërteta në shesh, ku të gjithë jemi dëshmitarë se në çfarë mënyre keqmenaxhuese janë ndërtuar këto objekte shkollore. Bllokimi i xhiro-llogarise më së miri tregon këtë.

Komuna e Zhelinës e mbikqyrë me kujdes këtë proces dhe tashmë janë ndërmarrë masat adekuate kundër kryerësve të këtyre veprimeve kundërligjore, që dëmtuan kaq shumë institucionet arsimore, tha Blerim Sejdiu./GazetaExpress/B.Lika/