Bllokimi i emigrantëve, Basha: Asnjë shtet në botë s’pengon qytetarët të hyjnë në atdhe! - Gazeta Express
string(84) "bllokimi-i-emigranteve-basha-asnje-shtet-ne-bote-spengon-qytetaret-te-hyjne-ne-atdhe"

Bllokimi i emigrantëve, Basha: Asnjë shtet në botë s’pengon qytetarët të hyjnë në atdhe!

Gazeta Express

02/04/2020 21:39

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë, që sipas tij është sjellë në mënyrë krejt skandaloze në lidhje me një sërë emigrantësh që kanë mbetur në vijnë kufitare të Kakavijës.

Vetë emigrantët kanë deklaruar se kanë mbetur në kufi pasi dogana shqiptare nuk i kalon në Shqipëri, teksa Basha përmes një statusi në rrjetin social shkruan se qeveria Rama është e vetmja në botë që nuk lejon qytetarët e saj të hyjnë në tokën e tyre.

Lexo Edhe:

Basha: Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi. Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerëzore. Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre.