Bleu online telefonin, gruaja mbetet pa fjalë nga ajo që gjen në kuti - Gazeta Express
string(68) "bleu-online-telefonin-gruaja-mbetet-pa-fjale-nga-ajo-qe-gjen-ne-kuti"

Bleu online telefonin, gruaja mbetet pa fjalë nga ajo që gjen në kuti

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 7:47

Një grua nga provinca lindore kineze Anhui ka mbetur pa fjalë nga porosia online, që ka bërë.

Ajo pagoi 1,500 dollarë pasi kishte porositur celularin e fundit iPhone 12, por u shokua kur pa se i kishin sjellë vetëm një kos me shije molle.

Lexo Edhe:

Gruaja e quajtur Liu, tregonte për situatën qesharake në një video që është bërë virale në platformën sociale kineze Weibo.

Ajo kishte paguar rreth 1500 dollarë për të blerë celularin e ri iPhone 12 Pro Max (256GB) në faqen zyrtare të Apple, më 16 shkurt. Por kur erdhi dërgesa dy ditë më vonë, Liu hapi kutinë ku gjeti një kuti kos me shije molle.

“Korrieri më tha se kishte lënë pakon në kutinë postare të komunitetit rezidencial dhe unë nuk u ankova”, thotë Liu në videon e shkarkuar në Weibo.

Ndërkohë policia vendase tha se po heton situatën e pazakontë, pasi blutë besojnë se persona të panjohur mund të kenë marrë pakon e vërtetë dhe janë larguar.