Blerim Latifi për fjalimin e Gërvallës: S'po iu besoja syve çfarë lexova, si është e mundur - Gazeta Express
string(88) "blerim-latifi-per-fjalimin-e-gervalles-spo-iu-besoja-syve-cfare-lexova-si-eshte-e-mundur"

Blerim Latifi për fjalimin e Gërvallës: S’po iu besoja syve çfarë lexova, si është e mundur

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 16:14

Profesori kosovar dhe filozofi Blerim Latifi ka reaguar rreth fjalimit që ka mbajtur kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, në një takim të Këshillit të Sigurimit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Serbisë dhe Rusisë.

Latifi thotë se sot e ka lexuar fjalimin e plotë të Gërvallës i nxitur nga një shkrim i opinionistit Xhemal Ahmeti, raporton Express.

Lexo Edhe:

Profesori i Universitet të Prishtinës thotë se s’mund t’iu besonte syve se çfarë po lexonte, meqë thotë se ministrja Gërvalla në atë fjalim ka përmendur gënjeshtrën e regjimit të Tito-s mbi “gjenocidin gjerman në Jugosllavi”

“Vetëm 80 vjet më parë, Gjermania naziste kishte filluar bombardimin e Beogradit dhe kishte bërë gjenocid ndaj serbëve, hebrenjve dhe të tjerëve, përfshirë këtu edhe popullin shqiptar, që u ngrit kundër fashizmit. Më lejoni të pyes sinqerisht: Çfarë është ajo që i shtyn viktimat e gjenocidit dhe fashizmit, që edhe vetë të bëjnë gjenocid, të përfundojnë në fashizëm dhe në fund të mos përballen me përgjegjësitë pas kësaj?”, është pjesa e fjalimit të Donika Gërvallës të cilin e ka publikuar vetë ministrja e të cilit i referoeht profesori Latifi në këtë reagim.

Latifi thotë se “gjenocidi gjerman në Jugosllavi” ka qenë vetëm një gënjeshtër e Titos, e të cilën thotë se nuk e kupton se si e ka përdorur ministrja kosovare Gërvalla.

“Si është e mundur një shkarje e tillë historike e morale? “, pyet Latifi.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Një shkrim i Xhemal Ahmetit më bëri që ta lexoj më vëmendje fjalimin e Donika Gërvallës të mbajtur në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Nuk po u besoja syve çfarë po lexoja. Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e përmend si fakt historik gënjeshtrën e regjimit të Titos mbi gjenocidin gjerman në Jugosllavi, regjimit i cili qëndron prapa vrasjes së babait të saj.

Si është e mundur një shkarje e tillë historike e morale? Për më keq, ajo nuk lë pa kujtuar bombardimin e Beogradit nga gjermanët në prillin e vitit 1941, por harron të na thotë se çka përfaqësonte për shqiptarët e Kosovës Beogradi i vitit 1941. E pra le të marrë vesh: asgjë më pak se kryeqytetin e një shteti, i cili nga viti 1877 e deri në ditën e bombardimit gjerman, kishte vrarë qindra mijëra shqiptarë, kishte kryer spastrimin e parë etnik në Europë duke dëbuar 300 mijë shqiptarë nga Sanxhaku i Nishit, kishte larë në gjak të shqiptarëve gjithë Kosovën me 1912  e 1919 dhe nuk kishte lënë mjet pa përdorur për t’i zhdukur ata përfundimisht nga Kosova. Historiografia na tregon se viktimat kryesore të nazizmit në Jugosllavi, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishin hebrenjtë, ndërsa viktimat e etnive tjera në shumicën e tyre ishin pasojë e luftës civile midis ustashëve dhe partizanëve, si dhe midis këtyre të fundit dhe çetnikëve serbë.