Blerand Stavileci e sqaron statusin e famshëm ku thoshte se punon 25 orë në ditë - Gazeta Express
string(80) "blerand-stavileci-e-sqaron-statusin-e-famshem-ku-thoshte-se-punon-25-ore-ne-dite"

Botërori 2022

Gazeta Express

04/12/2022 23:50

Blerand Stavileci e sqaron statusin e famshëm ku thoshte se punon 25 orë në ditë

Botërori 2022

Gazeta Express

04/12/2022 23:50

Blerand Stavileci Stavileci ishte i ftuar në emisionin “Favorit” në T7.

Ai e sqaroi edhe statusin që kishte bërë jehonë, ku figurativisht tha se punonte 25 orë në ditë.

“E tash ngoni pak ju mohust e shtetit, shpifacakë t’kompleksum, xheloza, hejtera e dështaka: Pa modesti se boll ke ma! Qiky djali n’foto osht i lindun për me fitu kudo që osht. Ju e flliqni ka 24 orë n’ditë, unë punoj ka 25. Ju fleni t’kompleksum, une çohna për me punu e me kriju hala suksese tu e dit që juve natën pasuse ju shtohet edhe ni kompleks. Ju shpifni unë fitoj. Ju vjellni unë fitoj. Ju dështoni unë apet fitoj. Edhe veç fitoj. E kom formulë t’jetës me fitu. Aty ku i thojnë bukës bukë e ujit ujë sa t’osht jeta qishtu keni me pas. Tash mbani pak edhe shënime: N’politikë i kom 7 fitore të mëdha mas vetes, n’sport 51 trofe për 6 vjet. Për këso të vogla s’keni nevojë me marrë shënime! Për Shqiptari, për Kosovë, për Prishtinën, për PDK-në deri n’vdekje! Edhe për fund: Nuk e dini ju hala sa i uritun jom e sa energjinë e kom. Shyqyr që s’e dini se metni kaps prej komplekseve”, kishte shkruar Stavileci.

E sot në T7 ai e sqaroi këtë status.

“Duhet me kuptu ndonjëherë edhe kur thotë dikush diçka figurativisht. Krejt e dimë se dita i ka 24 orë. Kur dikush thotë se punon 25 orë, 26 orë nënkupton se dëshiron të punojë edhe më shumë”, tha ai.