Bleona feston ditëlindjen, por nuk i ka bërë 35 vjet - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

18/05/2020 11:38

Me i fundit

dpt

Bleona feston ditëlindjen, por nuk i ka bërë 35 vjet

Rozë

Gazeta Express

18/05/2020 11:38

Bleona Qereti nuk e ka problem moshën, mirëpo preferon që ditëlindjet t’i festojë ndryshe.

Këngëtarja pati ditëlindjen më 14 maj dhe gjithçka u duk si një ditëlindje e zakonshme, derisa dikush (një ndjekës në Instagram) na kujtoi se Bleona nuk është 35 vjeç.

Në një postim në Instagram, Bleona falenderoi prindërit, Oli dhe Nazmi, për dhuratën e ditëlindjes – një tortë në Hollywood Walk of Fame.

Po në të njëjtin postim, ajo shkroi “për të gjithë të shqetësuarit, unë celebroj vitet e karrierës [në muzikë]”.

Bleona është lindur në vitin 1979 dhe këtë vit ka mbushur 41 vjet.