Foleja Motors në bashkëpunim me TEB Bank ka sjellë ofertën më të re për veturat Opel.
Me financim deri në 100% dhe normë interesi vjetor prej vetëm 4.92%, tani mund të bëni realitet ëndrrën tuaj për një Opel të ri!
Shijoni teknologjinë moderne, rehatinë dhe sigurinë që ofrojnë modelet Opel.
Opel Astra – 1.2 Turbo Benzinë, me çmimin prej 24,900€, ofron një kombinim të teknologjisë moderne dhe komoditetit të lartë. Me dizajn elegant dhe teknologji të avancuar, kjo veturë përfaqëson një zgjedhje ideale për të gjithë ata që kërkojnë rehati dhe stil në çdo kilometër.
Opel Corsa – 1.2 Turbo Benzinë, për ata që preferojnë një model kompakt dhe ekonomik është zgjedhja e duhur. Me çmimin prej 20,900€ dhe një garancion 5-vjeçar, kjo veturë është ideale për përdorim të përditshëm në qytet apo për udhëtime më të gjata.
Opel Astra GS Line – E pajisur me motorin 1.5 Diesel dhe transmisionin automatik AT8, Opel Astra sjell një dizajn të mrekullueshëm dhe një performancë të shkëlqyer. Me një çmim prej 31,500€ ky Opel është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë stil dhe efikasitet në çdo udhëtim.
Me një ofertë kaq tërheqëse dhe kushte financimi fleksibile, Foleja Motors dhe TEB Bank ju mundësojnë të bëni realitet ëndrrën për një veturë të re Opel, pa shqetësime dhe me lehtësi. Falë normës së favorshme të interesit dhe financimit deri në 100%, blerja e një veture të re nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë dhe më e përballueshme. Të gjitha veturat vijnë me një garancion 5-vjeçar, duke ju siguruar besueshmëri dhe siguri.
Përfitoni nga oferta ekskluzive e cila është valide deri më 31/03/2025.
Kontaktoni sot Foleja Motors në numrin 049 959 591 ose vizitoni showroom-in për të rezervuar veturën tuaj të ëndrrave.