"Black Out" në Tiranë! - Gazeta Express
string(19) "black-out-ne-tirane"

“Black Out” në Tiranë!

Gazeta Express

29/01/2020 21:01

Një pjesë e konsiderueshme e Tiranës ka mbetur pa energji elektrike këtë mbrëmje, teksa reshjet e shiut duket se nuk do të pushojnë.

Zona si Selita, Komuna e Parisit, banorët në Rrugën e Kavajës apo tek ‘21 dhjetori’, por edhe qytetarët që jetojnë në bulevardin Bajram Curri e tek zona e ish Bllokut, kanë mbetur pa energji elektrike.

Lexo Edhe:

OSHEE ka bërë një lajmërim duke deklaruar se shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike është bërë një avari në rrjet, konkretisht:

“Per shkak te nje avarie te shkaktuar nga kushtet atmosferike ne rrjetin 110kV, dolen jashte pune dy nenstacionet Kashar dhe Selitë.
Ne bashkepunim me OST, brigadat e OSHEE kryen manovrimet dhe brenda nje kohe te shkurter u be e mundur normalizimi i situates te Nst Kashar dhe pjeserisht ne Nst Selite.
Puna vijon per rikthimin e rrjetit ne funksion normal.”-shkruhet ne njotim./Express