"Black Friday" u ndalua në Kosovë, por s'ndalen kolonat e qytetarëve para qendrave tregtare - Gazeta Express
string(87) "black-friday-u-ndalua-ne-kosove-por-sndalen-kolonat-e-qytetareve-para-qendrave-tregtare"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 14:41

“Black Friday” u ndalua në Kosovë, por s’ndalen kolonat e qytetarëve para qendrave tregtare

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 14:41

Anipse Kosova po përballet me rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19, sot masat për distancë nuk po vlejnë për qytetarët, shkruan Gazeta Express.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi në redaksi ku shihet numër i madh i qytetarëve që janë mbledhur sot para qendrës tregtare në Veternik.

Lexo Edhe:

Pasi sot është “Black Friday” e cilësuar ndryshe si dita e zbritjeve të mëdha, qytetarët kanë vendosur ta shfrytëzojnë zbritjen përkundër që rreziku për infeksion është shumë i madh.

Për këtë, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili përmes një postimi në Facebook tha se mund të ketë përhapje të madhe të infeksionit si dhe ka kërkuar që të shmangen turmat.

“40 përqind zbritje, 100 përqind infeksion. Përnime don me u bo Black Friday. Ju lutemi ti shmangeni turmave”, ka shkruar Ahmeti.

Po ashtu ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kishte njoftuar se nuk do të lejohet mbajtja e “Black Friday”.

“Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin publik, por edhe qendrat tregtare dhe super-marketet se nuk ju lejohet aktiviteti i llojit ‘Black Friday’. Grumbullimi i njerëzve në këtë kohë të pandemisë është i ndaluar edhe me vendime të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zemajt. /Express/