Biznesmeni shqiptar shfaqet i grimuar si vajzë në studio: ”Ja arsyet e forta që më shtynë drejt këtij vendimi…”


Gazeta Express
11 Shtator 2019 19:53

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili ka pranuar prirjet e tij seksuale, ka deklaruar se në Shqipëri ka shumë persona që janë gay, por qëndrojnë të fshehur.

I ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’, ai ishte grimuar njësoj si në fotot artistike që kishte realizuar kohë më parë.

Eltoni tregoi se nuk rri i lyer me makijazh në përditshmëri, por vendosi që të shfaqej si një vajzë në mbrojtje të të drejtave të transgjinorëve.

‘Punëdhënësit nuk duhet të diskriminojnë punëmarrësit për veshjen e tyre. Në Shqipëri ka diskriminim ekstrem ndaj personave transgjinor’, tha biznesmeni.

Kujtojmë edhe më herët në emisione të ndryshme, ai ka folur hapur për preferencat e tij seksuale.

Screenshot_15.jpg
Screenshot_16.jpg

Te fundit


Kthehu lart