Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë - Gazeta Express
string(70) "bizneset-ne-mitrovice-do-ta-kene-dite-pushimi-te-dielen-edhe-kete-jave"

Gazeta Express

24/10/2020 19:11

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Gazeta Express

24/10/2020 19:11

Kërkesa e kryesuesve të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, që e diela të jetë ditë pune për bizneset në vend, nuk ka marrë ndonjë përgjigje ende nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Komuna e Mitrovicës, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se bizneset do e kenë ditën e dielë pushim edhe përgjatë kësaj jave, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Komuna e Mitrovicës njofton të gjitha subjektet afariste që operojnë në këtë qytet se dita e diel do të vazhdojë të jetë ditë pushimi, deri në momentin e konfirmimit të ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit Komunal të datës 24.09.2020”, thuhet në postim.

Komuna ka bërë me dije se dita e diel do vazhdojë të jetë ditë pushimi deri sa të merret ndonjë përgjigje nga MTI’ja.

Përgjatë së dielës, sipas njoftimit të komunës, inspektorët do vazhdojnë inspektimin e bizneseve për respektimin e orarit të punës. /Gazeta Express/