Bislimi e ngatërron Olaf Scholzin me Kancelarin historik gjerman (Pamje) - Gazeta Express
string(70) "bislimi-e-ngaterron-olaf-scholzin-me-kancelarin-historik-gjerman-pamje"

Lajme

Gazeta Express

17/11/2023 16:39

Bislimi e ngatërron Olaf Scholzin me Kancelarin historik gjerman (Pamje)

Lajme

Gazeta Express

17/11/2023 16:39

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dje ka qëndruar në Bruksel për takime me emisarin e BE’së Miroslav Lajçak.

Atje ka thënë se ka folur për planin e zbatimit të marrëveshjes.

Lexo Edhe:

Pasi ka dalë për të folur me gazetarët, Bislimi ka përmendur takimin e tetorit në Bruksel ku Kurti ka takuar Presidentin e Francës Emmanuel Macron, Kryeministren e Italisë Giorga Meloni dhe Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz.

Por, këtij të fundit ia ka ngatërruar emrin duke e quajtur Kancelari Kohl, pra me kancelarin historik gjerman, gjatë qeverisjes së të cilit kishte ndodhur unifikimi i Gjermanisë.

Nuk dihet megjithatë nga çfarë mendimesh mund të jetë nxitur gafa simpatike e Bislimit./Express/