Bisedimet me ambasadoren e SHBA , Meta: Nuk do bëj komente për takimin me Kim - Gazeta Express
string(74) "bisedimet-me-ambasadoren-e-shba-meta-nuk-do-bej-komente-per-takimin-me-kim"

Bisedimet me ambasadoren e SHBA , Meta: Nuk do bëj komente për takimin me Kim

Gazeta Express

05/06/2020 12:58

Presidenti i Republikës ka përfunduar para pak minutash takimin me amabasadoren amerikane Yuri Kim.

I pyetur nga gazetarët e pranishëm gjatë komunikimit për media në Presidencë, lidhur me takimin me diplomaten amerikane, Meta është shprehur se “nuk beson se do bëjë komente rreth takimit në fjalë.” Presidenti vetëm deklaroi që ishte një takim zyrtar, pozitiv.

Lexo Edhe:

Meta u shpreh: “Nuk besoj të bëj komente për takimin me Kim. Ishte takim zyrtar dhe pozitiv. Dihet që SHBA e mbështesin anëtarësimin  e Shqipërisë në BE. Unë kam bërë përpjekjet e mia.”