Birra BEG, birra më e re n‘treg!


Gazeta Express
22 Nëntor 2019 16:36

Shija e një birrarie në Zvicër nisi tregimin e një birre që shumë shpejtë do të jetë birra më e preferuar në Kosovë.  

Familja Maraj që jeton në Zvicër për më shumë se 25 vjet, kanë nisur projektin e birrarisë BEG në Kosovë, pasi që u mahnitën nga receta që e krijuan në Zvicër me vetëm katër përbërës (Ujë, Malt, Hops dhe Maja). 

Me ujin që vjen nga burimi i Vrellës, aty ku u ndërtua edhe fabrika, birra BEG sfidon edhe brendet ndërkombëtare me kualitetin e jashtëzakonshëm pasi që edhe përbërësit tjerë të kësaj birre janë të klasit të parë (Hops & Malt nga Gjermania, Maja nga Franca). 

BEG është birrë 100% natyrale, duke mos përmbajtur materie të ndryshme kimike gjatë përpunimit. Birra e parë do të jetë Lager, ndërsa më pas do të lansohen edhe shijet e reja inovative si: Draft, Krudo e të tjera për të kënaqur nevojat dhe shijet e adhuruesve të birrës në Kosovë.

Me një shije të jashtëzakonshme, me shishe unike dhe etiketë të brenduar me siluetën e heroit kombëtar Skënderbeut, të gjithë ata që do të pinë birrën BEG do të ndjehen përnjëmend si BEG. 

E gjithë kjo storie inspiruese do të përcillet edhe me një lansim emocional, pasi që nga 28 Nëntori, nga Dita e Flamurit, kjo birrë do të mund të gjendet në çdo dyqan apo kafiteri në Kosovë. 

Te fundit


Kthehu lart