Bill Gates pranon se gabimi i tij më i madh ishte lejimi i Androidit që të fitojë garën për telefona


Gazeta Express
24 Qershor 2019 22:05

Bashkthemeluesi i kompanisë gjigande teknologjike Microsoft, Bill Gates, thotë që lejimi që i ka bërë platformës së Google, Android që të bëhet dominante ishte gabimi i tij më i madh në karrierë, transmeton Gazeta Express.

Sistemi operues i Windows ka qenë një pjesë e shumë e rëndësishme e Microsoft gjatë historisë së saj 44 vjeçare. Por Microsoft ka dështuar që të fitojë një pozitë lidershipi në sistemin operativ mobil. Ajo ka mbetur prapa Apple dhe Android.

Në ditët e sotme Microsoft është përqendruar në aplikacione dhe desktop, dhe esencialisht është futur ndryshe në platformën e biznesit të mobileve.

Gates këto komente i ka bërë në një emision.

“Ne jemi në fushën e sistemeve operative për kompjuterë personalë. E kemi ditur se telefonat mobilë do të bëheshin shumë popullor, dhe kështu kishim krijuar Windows Mobile. Ne kemi humbur mundësinë për të u bërë një sistem operativ dominant nga një sasi e vogël. Ishim të shpërqëndruar nga gjyqi ynë për antitrustin”, ka thënë Gates.

“Bëmë gabim të madh pasi që kishim mundësitë për të u bërë dominant në atë fushë”./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart