Bild implikon Ramën në vjedhjen e votave, Shehi: Aksioni opozitar spostohet në rrugë, s’ka zgjedhje në qershor


Gazeta Express
15 Maj 2019 12:17

Në përfundim të takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha aleatët opozitarë zbuluan edhe vijimësinë e aksionit opozitar.

Kreu i LZHK-së, Dash Shehi tha pas takimit se zgjedhje më 30 qershor nuk mund të ketë dhe opozita është e vendosur për të mos e lejuar një gjë të tillë.

Shehi përmendi edhe një artikull të gazetës gjermanë “Bild” që dje goditi rëndë Edi Ramën dhe qeverisjen e tij.

“Zgjedhjet pa opozitën përbëjnë një rrezik të madh për stabilitetin e vendit si dhe cenojnë pluralizmin politik.

Opozita, në të gjitha mënyrat, nuk do të lejojë që në 30 qershor të zhvillohen zgjedhje farsë. Zgjedhje të lira dhe të ndershme mund të organizohen dhe garantohen vetëm nga një qeveri Tranzitore, e përberë nga njerëz me integritet dhe autoritet, të cilët e duan vendin e tyre.

Tashmë edhe gazeta gjermane Bild implikon vetë zotin Rama në blerjen e votave në zgjedhje, kështu që moral më për zgjedhjet nuk ka.

Aksioni fatkeqësisht do spostohet me njerëzit në rrugë, nuk heqim dorë për negociata me ndërkombëtarët, por nuk heqim dorë nga protestat. Kjo deri sa të arrijmë në një zgjidhje…

Ky është mesazhi kryesorë, këtë do të diskutojmë edhe në vijim deri në datë 30.

Ne nuk bëjmë protestë për protestë, por sepse po shkelen rregullat e lojës dhe ka ardhur koha për t’i thënë ndal”, tha Shehi.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart