BILD e fshiu shkrimin kundër Bashës, ja çfarë thotë numri dy i PS-së - Gazeta Express
string(67) "bild-e-fshiu-shkrimin-kunder-bashes-ja-cfare-thote-numri-dy-i-ps-se"

Gazeta Express

20/01/2020 12:42

BILD e fshiu shkrimin kundër Bashës, ja çfarë thotë numri dy i PS-së

Gazeta Express

20/01/2020 12:42

Numri dy i PS-së Taulant Balla ka refuzuar të japë një qëndrim në lidhje me fshirjen e lajmit të gazetës gjermane BILD, e cila dje publikoi një lajm ku deklaronte se Lulzim Basha përmes rusëve ka sponsorizuar një lobim në SHBA, kundër integrimit të Shqipërisë.

Balla ishte një ndër të parët që e publikoi në rrjetin social shkrimin e BILD, por teksa shkrimi u hoq sot, kryetari i grupit parlamentar të PS-së nuk ka një qëndrim për rastin në fjalë.

Lexo Edhe:

 “PS nuk ka asnjë qëndrim për arsyen pse është fshirë, lexuar, sa është lexuar, kush e ka kuptuar një shkrim në një media të tillë. Janë pafund media që kanë shkruar për këtë. Një çështje që nëse tani flasim dalin të publikuara të gjitha kontratat. Pandëshkueshmëria është arsyeja e fokusimit të medias në këtë çështje. Kjo është një çështje e qartë si drita e diellit, janë publikuar kontratat që mbajnë firmën e Bashës. Pozicioni im personal dhe jo vetëm, është shumë i qartë që Basha ka gënjyer publikun shqiptar. Ai thoshte se 500 mijë dollarë janë dashamirës në SHBA, Luli thotë kam paguar, gjyqtari thotë jo. Këtë çështje sqarojeni me gazetën. Unë do ripostoj në FB time çdo shkrim që vë gishtin në plagë,”- tha Balla.