Bilanci në rritje i të prekurve me koronavirus dhe viktimave, ja sa është mosha mesatare e tyre - Gazeta Express
string(94) "bilanci-ne-rritje-i-te-prekurve-me-koronavirus-dhe-viktimave-ja-sa-eshte-mosha-mesatare-e-tyre"

Bilanci në rritje i të prekurve me koronavirus dhe viktimave, ja sa është mosha mesatare e tyre

Gazeta Express

01/04/2020 12:14

Ndërkohë që numri i të prekurve me koronavirus në vend ka mbërritur tashmë në 259 persona dhe numri i viktimave ka shkuar në 15, Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur apelin e fortë për distancimin social, si e vetmja rrugë për frenimin e përhapjes dhe ndërprerjen e zinxhirit që sëmundjes që merr jetë.

Teksa ka dhënë të rejat më të fundit të situatës në vend përgjatë 24 orëve, shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka bërë me dije detaje nga mosha mesatare e të prekurve dhe viktimave.

Lexo Edhe:

“Deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç”- tha Bino.

Nderkohe qe numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15. “Mosha mesatare e tyre ka qenë 66 vjec, duke variuar deri në moshën 80 vjec. Këta kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese që janë bërë shpeshherë edhe një nga shakqet e vdekjes”- tha Bino.