Bilall Sherifi: Nuk do t’i kujtojmë fjalët e armiqve, por heshtjen e miqve


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 17:41

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, po thotë se situata nëpër të cilën ka kaluar partia e tij gjatë kohës kur nuk dihej se a do ta kalonin pragun, ishte e vështirë

Sherifi ka shkruar në Facebook se përpjekjet që me votat e ardhura nga Serbia është tentuar të eliminohet përfaqësimi i më shumë se 42 mijë qytetarëve të Kosovës.

“Situata që kemi kaluar kohëve të fundit, sidomos gjatë përpjekjeve që me ndihmën e 3104 votave të ardhura në mënyrë ilegale nga Serbia t’i eliminojnë nga përfaqësimi më shumë se 42 mijë qytetarë të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, ishte tejet e vështirë”, ka shkruar Sherifi.

Ai tërë këtë situatë e ka përshkruar me një thënie të Martin Luther-King.

“Ajo që më së shumti më ka rënduar në periudhën që kemi kaluar sintetizohet në mënyrë brilante në thënien e famshme të Martin Luther-King: “Në fund, nuk do t’i kujtomë fjalët e armiqve, por heshtjet e miqve tanë. Sidoqoftë, nuk harrojmë as ata që në këto momente të rënda na qëndruan afër dhe kishin besim që ligjshmëria do të ngadhënjejë në Kosovë!”, ka shkruar Sherifi./Express/

Te fundit


Kthehu lart