Bilall Sherifi: Mbani shënim, deri tani jemi në 5.05 %


load
Gazeta Express
17 Tetor 2019 17:27

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka shkruar se të dhënat përfundimtare thonë se koalicioni NISMA-AKR-PD e ka kaluar pragun prej 5%, shkruan Gazeta Express.

Sherifi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se pas rinumërimit të 314 kutive Nisma ka marrë 5.05 për qind.

“Për ata që nxjerrin përfundime “shkencore” për rezultatet e zgjedhjeve të 06 tetorit 2019 duke bashkuar të dhënat e papërfunduara me të dhënat e përfunduara! Rezultati nga të dhënat preliminare për 314 kuti të cilat janë të pasqyruara në sistemin K-Votes dhe të dhënat nga rinumërimi i po ktyre 314 kutive është ky: Në K-Votes në këto 314 kuti Nisma ka pasur 5.01%, nga rinumërimi i këtyre kutive rezultati është rritur në 5.05%”, ka thënë ai.

I njejti shton se kjo rritje për Nismës po vjen nga gabimet në bartje të të dhënave.

“Dhe, mbani shënim: kjo rritje për NISMËN vjen vetëm nga 314 kutitë të cilat janë rinumëruar për shkak të formularëve me gabime për bartjen e të dhënave dhe jo për shkak të mospërputhjes të votave të kandidatëve me votat e partive! Le të shohim se çka do të na sjell rinumërimi i 530 kutive të cilat në rimumërim kanë shkuar pikërisht për shkak të mospërputhjes të votave të partive me ato të kandidatëve!”, ka shkruar ai./GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart