Kroos e pranon se Reali ishte në vështirësi pas largimit të Ronaldos - Gazeta Express
string(68) "kroos-e-pranon-se-reali-ishte-ne-veshtiresi-pas-largimit-te-ronaldos"

Kroos e pranon se Reali ishte në vështirësi pas largimit të Ronaldos

Gazeta Express

25/02/2020 14:29

Toni Kroos e ka pranuar se Real Madridi e kishte pasur të vështirë të përshtatet me realitetin e ri pas transferimit të Cristiano Ronaldos në Juventus. Mirëpo, ai beson se “Los Blancos” u treguan si Roger Federer dhe ia dëshmuan të kundërtën kritikëve.

Shumë tifozë të futbollit e kishin kritikuar ashpër Real Madridin pas largimit të pesë-herë fituesit të Topit të Artë në verën e vitit 2018, gjë që ishte ndjekur nga një ecuri e dobët e klubit madrilen, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Detyra për ta zëvendësuar Ronaldon dukej si diçka e pamundur për t’u realizuar, mirëpo kryeqytetasit spanjoll e patën edhe më të vështirë sesa që e kishin menduar fillimin e ri pa yllin portugez.

 Real Madridi provoi tre trajnerë të ndryshëm gjatë kësaj periudhë 18-mujore, përderisa Real Madridi është ende duke e kërkuar formulën që e përdorën kur e fituan tre herë radhazi titullin e Ligës së Kampionëve.

Skuadra është përmirësuar gjatë këtij sezoni 2019/20 dhe Kroos ka paralajmëruar se, sikur tenisti Roger Federer, Real Madridi do të vazhdojë të gjejë mënyra për t’i mposhtur favoritët.

“Shumë prej nesh nuk ishim në formën më të mirë gjatë sezonit të kaluar. Pasi i fituam tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi, ne e humbën pak mprehtësinë dhe na u desh pak kohë për t’u mësuar me humbjen e 40 apo 50 golave që Cristiano Ronaldo na i garantonte çdo vit”, ka thënë Kroos.

“Por, në Real Madrid kjo është e papranueshme. Kur ne u eliminuan nga Ajaxi vitin e kaluar, shumë sugjeruan se ai ishte fundi i skuadrës tonë. Por, kjo vetëm sa na motivoi. Kjo ma kujton pak mënyrën se si e shikojnë njerëzit Roger Federerin”. /Gazeta Express/