Shkruan Dardan Gashi: Big Bro-Rama - Gazeta Express
string(12) "big-bro-rama"

Shkruan Dardan Gashi: Big Bro-Rama

OP/ED

Gazeta Express

04/01/2024 18:39

Mbi kamerat e mençura të Përparim Ramës

Me sa entuziazëm e naivitet të rrezikshëm u prezantua ideja ma e re e kryetarit të Kryeqytetit për vëzhgimin total të qytetarëve e vizitorëve.  Gëzohuni popull po na thotë Rama, tash e tutje kamerat inteligjente do t´ju përcjellin në secilin hap, kur ecni, kur parkoheni, kur vozisni, kur pini kafe a ndoshta edhe naj birrë, kur e shtini gishtin në hundë apo ikni prej naj qeni endacak.

Lexo Edhe:

Rama na thote se kamerat e mençura “ do t’na ndihmojnë që përmes policisë, të bëjmë identifikimin e personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare … personat e përfshirë në vjedhje, rrahje ….personat të cilët me makina hynë gabim në rrugë një kahëshe, bëjnë tejkalim në vijë të plotë ndarëse, apo udhëtojnë me veturë të paregjistruar, do të identifikohen menjëherë nga këto kamera, të cilat do të japin sinjalet në qendrën e monitorimit në polici.”

E sipas zëvendësit të tij Zogaj, ka qindra kamera të tilla dhe se plani është që këto kamera të vendosen kryesisht në vendet që kanë frekuentim me të madh të qytetarëve, siç janë udhëkryqet, sheshet kryesore dhe në parqe!

Rama e Zogaj ka mundësi mos ta dijnë por vlera më e lartë e demoracisë perëndimore është integriteti e liria e individit dhe privatësia. Ndërsa edhe me Kushtetutën tonë këto të drejta mbrohen e garantohen.

Me çfarë të drejte e autorizimi ju montoni “qindra kamera të mençura” për të spiunuar qytatarët e kryeqytetit. Kamera e mençur është pajisje e cila fytyrën e qytetarit e ndërlidhë me databazën e policisë ku secili qytetar që ka letenjoftim është i regjisruar dhe softueri i “mençur” e bën ndërlidhjen e menjëhershme jo vetëm të kriminelit potencial e parkuesve të rrezikshëm, por të secilit njeri të pafajshëm që e kapë kjo kamerë, pa lejen dhe dëshirën e tij.

Me çka apo si e garnaton Rama/Zogaj që kjo “mençuri” e sistemit nuk do të keqpërdoret. A ka pasur debat publik apo çfarëdo shprehje demoktarike të vullnetit qytetar për këtë mbikqyrje staliniste?

Me çfarë procedure demokratike është legjitimuar kjo ndërhyrje e pashembull ne liritë tona? Në asnjë vend demokratik në botë nuk janë instaluar metoda të tilla spiunimi pa marrë legjitimitet paraprak demokratik nga të monituaruarit ose së paku pa një debat shtjerrues publik!

Si mundet të garantohet siguria nga keqpërdorimi meqë nuk ka ditë që nuk kemi raportime për shkelje e keqpërdorime nga zyrtar policor e mos të flasim për zyrtarë komunal.

Me çfarë të drejte dëshiron kryetari e kushdo tjetër t´i monitorojë levizjet e shprehitë e banorëve të këtij vendi të lirë.

Qytetarët duhet ta dinë se kjo hap mundësi – për ta përdorur një frazë të parapëlqyer të Rames- fantastike, për abuzim masiv me privatësinë e qytetarit. Për shantazhime e kërcnime, për përndjekje e ngulfatje lirie.

Është shkelje e të drejtave të garantuara me Kushtetutë që askush nuk guxon të monitorohet pa arsye e vendim gjyqësor. Përdorimi i kamerave inteligjente është një invazion brutal në të drejtat individuale dhe privatësinë e kosovarëve.

Shoqëria civile e Ministria e Drejtësisë duhet të angazhohen, që jo vetëm të mos lejohet, por edhe të merren në përgjegjësi personat përgjegjës për këtë invazion ekstrem mbi lirinë e prishtinasve.

Komuna bën mirë të merret me punet ditore të saj. Të largoj cënimet kryesore të sigurisë në kryeqytet: qenët agresiv endacak, gropat rrugëve të përlloqura, tollovitë në trafik, terri në rrugët e pandriquara, kanalizimi që derdhet lagjeve pandërprerë, bërllogu trotuareve e të largohet nga ideja për ta sfiduar Kim Jong Un-in e Koresë Veriore.

E nëse Ramës i pëlqen shumë monitorimi me kamera: go to Big Brother VIP Kosova bro!!