Bien temperaturat, nga e mërkura do të ketë reshje të shiut dhe të borës - Gazeta Express
string(71) "bien-temperaturat-nga-e-merkura-do-te-kete-reshje-te-shiut-dhe-te-bores"

Bien temperaturat, nga e mërkura do të ketë reshje të shiut dhe të borës

Gazeta Express

24/02/2020 13:28

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare do të jetë nga e mërkura kur nën ndikimin e valës së lagësht nga fundi i ditës dhe të enjten do të ketë vranësira me reshje të shiut, ndërsa në malet dhe në disa vende më të larta borë, përcjell Gazeta Express.

Siç njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, të mërkurën do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa të enjten nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e ditës dukshëm do të zvogëlohet, nga 20 gradë të parashikuara për të mërkurën, në 13 gjegjësisht 14 gradë. Temperatura minimale të enjten dhe të premten do të ulet deri në -5 gradë gjegjësisht deri në 07 gradë, raporton Shenja.

Lexo Edhe:

Për sot është paralajmëruar moti me vranësira të vogla deri në mesatare dhe relativisht ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior, veçanërisht i theksuar përgjatë Luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 13 deri në 21 gradë Celsius./V.Leka/