Bie niveli ujit në Badoc dhe Batllavë, bëhet thirrje për kujdes


Gazeta Express
14 Gusht 2019 13:57

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka bërë thirrje te të gjithë konsumatorët që të kujdesën për Liqenin e Badocit dhe atë të Batllavës.

“Niveli i ujit në liqenin akumulues sipërfaqësorë Badoc sot është minus 6.70 metra nga kuota maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Batllavës minus 5.65 metra nga kuota maksimale”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

“T’i ruajmë liqenet tona si burimet më të shenjta që i kemi për furnizim me ujë. Ne, varemi nga këto burime. Këto burime ujore janë pasuria jonë! Andaj, të kujdesemi pa kusht për mbrojtjen e tyre”!

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart