Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP_ ka publikuar sot edicionin e 22-të të përmbledhjes për Pulsin Publik. Në të dhënat e bëra publike nga UNDP ka një rënie të kënaqëshmërisë me punën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nga 53.2 sa kishte qenë në vitin 2021 ka rënë në 52.6.
Rënie ka pësuar edhe kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, meqë në vitin 2021 niveli i kënaqshmërisë me punën e tij kishte qenë 55.4 % derisa këtë vit është 54.4 %, raporton Express.
Derisa vërehet një rritje e kënaqëshmërisë për presidenten e vendit, që ka shkuar nga 55.2 % sa kishte qenë në vitin 2021 në 58.4 për këtë vit, shkruan Gazeta Express.
Komunikata e plotë me disa prej gjetjeve kryesore:
UNDP lansoi edicionin e 22-të të Përmbledhjes Pulsi Publik
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka lansuar sot edicionin e 22-të të përmbledhjes Pulsi Publik.
Gjetjet e anketës së opinionit të Pulsit Publik të muajit prill tregojnë ndryshime të lehta në kënaqësinë e njerëzve me performancën e institucioneve kyçe ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore në Kosovë në krahasim me sondazhin e mëparshëm të kryer në tetor-nëntor 2021.
Në vijim janë disa nga gjetjet kryesore:
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...