Bie borë në Sahara - Gazeta Express
string(18) "bie-bore-ne-sahara"

Lajme

Gazeta Express

18/01/2022 19:38

Bie borë në Sahara

Lajme

Gazeta Express

18/01/2022 19:38

Dëbora është shtruar në rërën e Shkretëtirës së Saharasë pasi temperaturat në vend u ulën nën zero.

Ky është një fenomen i rrallë që ndodh në shkretëtirën më të madhe në botë ku temperaturat kanë shkuar deri në 58 gradë Celsius.

Lexo Edhe:

Fotografi Karim Bouchetata ka shkrepur disa pamje mbresëlënëse të borës dhe akullit në qytetin Ain Sefra në Algjerinë veriperëndimore.

Gjatë natës, termometri në qytetin algjerian ka rënë në -2C dhe akulli krijoi modele mahnitëse në rërë.

Kjo është hera e pestë në 42 vite që qyteti ka parë reshje dëbore, ndërsa rastet e shkuara kanë ndodhur në 1979, 2016, 2018 dhe 2021.

Ain Sefra, i njohur si Porta e Shkretëtirës, ndodhet rreth 3000 metra mbi nivelin e detit dhe i rrethuar nga malet Atlas.