Bideni tallet me planin e Trumpit për pandeminë, kur e kërkoni në internet, del "not found" - Gazeta Express
string(87) "bideni-tallet-me-planin-e-trumpit-per-pandemine-kur-e-kerkoni-ne-internet-del-not-found"

Gazeta Express

24/10/2020 11:48

Bideni tallet me planin e Trumpit për pandeminë, kur e kërkoni në internet, del “not found”

Gazeta Express

24/10/2020 11:48

Zyrtarët e fushatës së kandidatit demokrat për president të ShBA-së, Joe Biden, e kanë blerë faqen “TrumpCovidPlan.com” për ta vënë në pah faktin se presidenti i tanishëm, Donald Trump, nuk ka plan për ta mposhtur koronavirusin.

Nëse e kërkoni në shfletues interneti uebfaqen “TrumpCovidPlan.com“, në ekran shfaqet njoftimi që paraqitet në rastet kur faqja ose përmbajtja e kërkuar nuk është gjetur ose nuk ekziston, me mbishkrimin me shkronja më të dalluara “Not found” (nuk u gjet).

Lexo Edhe:

Mesazhi që shfaqet në faqen TrumpCovidPlan.com, që duket sikur faqja nuk ekziston

Megjithatë, mos e mbyllni faqen, sepse pjesa tjetër e përshkrimit nuk është mesazh automatik i shfletuesit, por mesazh nga fushata e Bidenit. “Nuk u gjet. Plani i Trumpit për ta mposhtur koronavirusin dhe për rihapje të sigurt nuk ekziston”, shkruhet në faqen që qëllimisht ka dizajn klasik si të mesazhit automatik për faqet që nuk ekzistojnë.

Kjo mënyrë inovative e kritikimit të rivalit Trump u publikua në kohën kur kandidati demokrat po përpiqet që ta bëjë pandeminë temë qendrore të fushatës pas përplasjes me presidentin e tanishëm për këtë çështje edhe në debatin e së enjtes.

Në uebfaqen e blerë nga zyrtarët e fushatës së Bidenit më pas shfaqen disa deklarata të Trumpit rreth koronavirusit, ku ai kishte thënë se pandemia është nën kontroll, se virusi do të zhdukej dhe se nuk merr përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhen Shtetet e Bashkuara.