Biden: Çdo amerikan duhet të mbajë maskë kur është jashtë shtëpie, për minimumi tre muajt e ardhshëm - Gazeta Express
string(98) "biden-cdo-amerikan-duhet-te-mbaje-maske-kur-eshte-jashte-shtepie-per-minimumi-tre-muajt-e-ardhshem"

Biden: Çdo amerikan duhet të mbajë maskë kur është jashtë shtëpie, për minimumi tre muajt e ardhshëm

Gazeta Express

13/08/2020 22:58

Joe Biden, kandidati demokrat për president, bëri thirrje sot për një mandat mbarëkombëtar të përdorimit të maskave sanitare në SHBA, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19.

“Çdo amerikan duhet të mbajë një maskë, kur është jashtë shtëpie, për minimumi tre muajt e ardhshëm”, tha Biden në një konferencë shtypi.

Lexo Edhe:

“Le të nxjerrim një mandat për përdorim mbarëkombëtar të maskave, duke filluar menjëherë dhe do të shpëtojmë jetë”, shtoi ai.

Ish-zëvendëspresidenti tha se masa mund të shpëtojë më shumë se 40 000 jetë në tre muajt e ardhshëm dhe vuri në dukje se më shumë se 165 000 persona kanë vdekur tashmë në SHBA.