Biçikleta elektrike që lëviz edhe nëpër ujë - Gazeta Express
string(43) "bicikleta-elektrike-qe-leviz-edhe-neper-uje"

AutoTech

Gazeta Express

18/10/2022 21:52

Biçikleta elektrike që lëviz edhe nëpër ujë

AutoTech

Gazeta Express

18/10/2022 21:52

Është prezantuar biçikleta më e re elektrike, por ajo çfarë e bën të veçantë është fakti që atë mund ta ngasin kushdo kur është në ujë, dhe lëvizë me një shpejtësi prej 20 kilometra në orë.

Atë mund ta ketë kushdo që është i gatshëm të paguaj 9 mijë dollarë. Bëhet fjalë për Hydrofoiler SLR, që është prodhuar nga një kompania e Zelandës së Re e quajtur Manta5, transmeton Telegrafi.

Lexo Edhe:

E përshkruar si “gjysmë biçikletë, gjysmë aeroplan”, biçikleta Hydrofoiler funksionon në atë mënyrë që ngasësi duhet t’i lëvizë pedalet që e vë në funksion motorin elektrik që njëherit i jep shpejtësi kësaj biçiklete.

Në momentin që arrihet shpejtësia e kërkuar, kjo biçikletë nxjerr krahët e saj që ngjajnë me ato të aeroplanit që qëndrojnë mbi sipërfaqe të ujit.

Sipas prodhuesit nevojiten vetëm 40 minuta që çdo person të mësojë si ta drejtojë këtë biçikletë, që po konsiderohet si një lloj revolucioni në këtë industri.