Beyonce shkëlqen në fustan të Valdrin Sahitit duke shoqëruar bashkëshortin e saj, Jay Z në një nga festat e radhës në Hollywood.
Beyonce në fustan të dizajnerit shqiptar ka filluar festimet për natën më të madhe të vitit në muzikë, Grammy Awards.
Diva e muzikës dhe bsahkëshorti i saj, Jay Z kanë marrë pjesë në Clive Davis pre-Grammy Gala në fustanin e kuq të satenit, duke shfaqur format e saj të mrekullueshme të trupit, shkruan Gazeta Express.
Këngëtarja ka zgjedhur që të mos vendosë asnjë stoli duke lënë që fustani i dizajnerit shqiptar të thotë fjalën e tij.
Fustani i dizajnuar nga Valdrin Sahiti i ka zbuluar këmbën dhe gjoksin artistes me trupin bombastik, ndërsa duket se është argëtuar shumë në këtë fustan, teksa ka pozuar shumë e qeshur në fotot që ka ndarë me fansat në Instagram.
Kjo nuk është hera e parë që Bey zgjedhë të veshet nga kreatorë shqiptarë për një nga festat e rëndësishme që ajo ndjekë gjatë vitit.
Beyonce gjatë muajit dhjetor u shfaq në një fustan elegant të Kujta&Meri, të cilin e veshi për të marrë pjesë, bashkë me bashkëshortin Jay Z në festën e organizuar për ditëlindjen e mikut të tyre, reperit dhe biznesmenit të njohur, Diddy.
Ajo ka postuar edhe disa fotorafi ku duket bombastike, ndërsa tregon të gjitha detajet e fustanit, i cili duket se i ka pëlqyer shumë./Gazeta Express/