Karateisti Betim Maliqi ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Yerevan të Armenisë.
Maliqi fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 75 kilogramë. Ai në luftën për medaljë të bronztë mposhti italianin Daniele De Vivo. E mposhti 5:4.
Për medalje të bronztë lufton edhe Islam Selmani.
Orges Arifi që përfaqëson Shqipërinë lufton për të artën./GazetaExpress/